Nis puna për ndërtimin e spitalit special për të sëmurët me koronavirus. Brenda 10 ditësh është gati

Qendra metropolitane e kinës në qendër të vendit Wuhan, do të ndjekë të njëjtin model trajtimi si ai i Sarsit, duke ndërtuar një spital special për të trajtuar pacientët e infektuar nga koronavirusi. Qendra e Kontrollit për trajtimin e pneumonisë në Wuhan, ka deklaruara se spitali special do të ketë një hapësirë prej 25 mijë metrash katrorë dhe do të nisë nga puna pas 10 ose 15 ditësh.

Spitali special është planifikuar të akomodojë mbi 1000 shtretër dhe të mbulojë me ndihmë mjekësore duke ofruar izolim dhe trajtim special për të infektuarit me pneumoni dhe koronavirusin. Qendra e Shëndetësisë në Wuhan, nënvizon se spitali special do të ndërtohet në afërsi të Sanatoriumit Popullor në distriktin Caidian në periferinë perëndimore të qytetit për trajtimin ne pacientëve të sëmurë. Puna e madhe ka nisur dhe ekskavatorët janë duke punuar me tre turne.

Deklarohet se spitali special do të ndjekë të njëjtin model si ai i Xiaotangshan duke përdorur shtëpi dhe banesa të lëvizshme duke bërë që ndërtimi të përfundojë sa më shpejt. Ky spital është ndërtuar brenda shtatë ditësh.

Aktualisht, pacientët e infektuar me koronavirus janë duke u mjekuar në disa prej spitaleve të mëdha dhe 61 klinika në Wuhan. Qeveria një ditë më parë blindoi qytetin dhe dy qytete të tjera përreth për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së virusit nga i cili kanë vdekur 26 vetë dhe mbi 860 të tjerë janë infektuar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet