Një automjet sulmon disa ushtarakë në periferi të Parisit

Një veturë goditi sot në mëngjes ushtarakë që janë pjesë e operacionit për të parandaluar sulmet terroriste, në periferi të Parisit duke shkaktuar plagosjen e gjashtë personave dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë, njoftoi prefektura e policisë së Parisit. Sulmi ndodhi rreth orës 8:00 (6:00 GMT) dhe automjeti është në arratisje, sipas të njëjtave burime. Që prej sulmeve në Paris më janar 2015, ku humbën jetën 239 persona, në të gjithë Francën forcave të policisë i janë shtuar edhe trupa ushtarake si përforcim për të parandaluar sulme të tjera terroriste.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet