Një dhuratë nga qielli: ylberi u shfaq për 9 orë në Taiwan

Një profesor në Taiwan pretendon të ketë qenë dëshmitar i ylberit që u shfaq afërsisht nëntë orë dhe ka në plan ta paraqesë atë për një rekord botëror. Ylberi qëndroi tetë orë dhe 58 minuta në malet rreth kryeqytetit Taiwanese të Taipei, sipas Chou Kun-hsuan, profesor në Universitetin e Kulturës Kineze. "Ishte e mahnitshme. Ndihej si një dhuratë nga qielli. Është kaq e rrallë," tha Chou për BBC.

"Kur e theu rekordin e mëparshëm, pas kalimit të gjashtë orëve, unë mezi isha në gjendje të rrija ulur për drekë. Isha shumë i emocionuar". Profesorët vëzhguan katër shira të veçanta gjatë periudhës nëntë orëshe. Chou planifikon të aplikojë në Rekordet Botërore të Guinness për ylberin që qendroi me gjatë në hark kohor në gjithë botën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet