Një person kërcënon me granatë dhe merr peng kolonelin e policisë në Ukrainë

“Një person i armatosur me granatë, ka marrë peng një polic në Ukrainë”, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit. “Negociatorët kanë duke ushtruar forcë të madhe psiqike ndaj rrëmbyesit, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën por me shumë kujdes për të mos shkaktuar viktima”, ka deklaruar Anton Gerashchenko, në lidhje me situatën në Poltava.

Policët ishte duke u përpjekur për të arrestuar një person të dyshimtë për rrëmbim automjeti, teksa ai nxorri nga xhepi një granatë dhe kërcënoi se do të vriste njëri nga oficerët e policisë. Pas shumë negociatash, agresori e la të lirë policin duke e shkëmbyer me një tjetër polic kolonel dhe së bashku me të u largua nga vendi i ngjarjes me makinën e vënë në dispozicion nga policia.

“Për arrestimin e rrëmbyesit ka nisur një operacion”, shton Gerashchenko. Kjo ka qenë marrja e tretë peng në Ukrainë brenda tre ditësh. Në fillim të javës, një burrë morri peng një autobus të mbushur me pasagjerë në qytetin Lutsk, përpara se t’i linte ata të lirë pas ndërhyrjes së presidentit të vendit Volodymyr Zelensky.

Pengmarrësi pranoi që t’i lerë të lirë pasagjerët e autobusit pasi pati një bisedë prej 15 minutash në telefon me shefin e stafit të presidentit Zelensky. Rrëmbyesi i kërkoi shefit të zyrës presidenciale të postonte në Facebook një video mesazh, duke urdhëruar ukrainasit të shikonin Earthlings, një dokumentar i vitit 2005 me aktorin Joaquin Phoenix, i cili u kthye në një vrasës nga qenie normale që ishte më parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet