Një viktimë dhe 7 të plagosur në Seatle. Shkëmbim zjarri mes disa personash

Një përson ka vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe një fëmijë nëntë vjeçar. Ky është bilanci i ngjarjes për shkak të gjuajtjes me armë mes disa personave në afërsi të një zone turistike në Seatle të ShBA-së.

Shefi i policisë së qytetit, Carmen Best, ka shpjeguar për mediat se policia është duke hetuar mbi të dyshuar të ndryshëm të cilët kanë lidhje me ngjarjen të ndodhur fare pranë një fast-foodi, vetëm disa metra larg marketit Pike Place. “Nuk ka qenë një ngjarje e rastësishme, pasi në të janë përfshirë shumë persona”, ka deklaruar Best.

Bëhet fjalë për ngjarjen e tretë me armë të ndodhur në zonë vetëm brenda dy ditësh dhe e fundit e një serie ngjarjesh të provokura nga armët e zjarrit, ngjarje të cilat janë shtuar shumë në ShBA. Sipas policisë, viktima e armës është një grua në moshën 40 vjeç.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet