Dymbëdhjetë mormonë vriten nga kartelet e drogës në Meksikë. Disa prej tyre digjen të gjallë

Mes viktimave janë edhe 9 fëmijë

Pa mëshirë, pa kufi dhe pa shpirt. Një bandë trafikantësh droge, ka shfryrë gjithë inatin mbi një grup mormonësh amerikanë në Meksikë, duke vrarë tre gra dhe 9 fëmijë. Madje, sipas raportimit nga policia disa prej tyre janë djegur të gjallë. Ky është bilanci për momentin pa dhënë asnjë arsye konkrete se përse ka ndodhur.

Disa automjete në të cilat ndodheshin disa mormonë, ka qenë duke u nisur drejt një zone në kufi me shtetin e Sonorës dhe Chihuahua, teksa ka përfunduar nën zjarrin e armëve të disa personave të armatosur. Vrasësist fillimisht kanë qëlluar mbi njërën nga gratë e cila doli fillimisht nga automjeti me duart lart. Personat e armatosur më pas janë vënë në ndjekje të fëmijëve të cilët po tentonin të largoheshin me vrap.

Megjithatë, vetëm disa kilometra më tej, trafikantët e armatosur kanë nisur të gjuajnë pa mëshirë mbi grupin e kapur. Fillimisht kanë vrarë Rohita LeBaron dhe dy fëmijë 9 dhe 11 vjeç. Kriminelët më pas kanë arritur të bllokojnë edhe automjetet e tjera, duke vrarë dy gra dhe fëmijët e tjerë brenda në makinë. Më pas gjithçkaje i është vënë flaka.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet