Nobelistët: Pakt ndërkombëtar për informacionin dhe demokracinë

Njëzet e pesë personalitete ndërkombëtare, përfshirë disa fitues të çmimit Nobel, iu drejtuan sot liderëve të botës një kërkesë zyrtare për nënshkrimin e një pakti për informacionin dhe demokracinë. Ekonomistët Amartya Sen dhe Joseph Stiglitz, avokatja Shirin Ebadi si dhe shkrimtari Mario Vargas Llosa iu drejtuan në mënyrë të drejtpërdrejtë më shumë se 60 krerëve të shteteve dhe qeverive, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë rus, Vladimir Putin, të cilët do të marrin pjesë në Forumin e Parisit për Paqen. Ky forum do të organizohet nga data 11 deri më 13 nëntor për festimet e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore. Të përfshirë në iniciativën e ”Reporterëve pa kufij” (RSF) në një Komision për Informacionin dhe Demokracinë, ata u bëjnë thirrje liderëve për të nisur një proces politik për një pakt që mund të nënshkruhet brenda një viti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet