Norvegjia hap kufirn me Suedinë. Bum blerjesh nga klientët norvegjezë në Suedi

Një javë pas vendimit për lejimin e lëvizjes dhe ardhjen sërisht nga dhe në territorin suedez pa u futur në karantinë, shumë norvegjezë kanë përfituar nga hapja e kufijve për të bërë pazar në vendin fqinj.

Në qytetin suedez Tocksfors, gati 7 kilometra nga kufiri, ndodhet një qendër tregëtare e cila në pjesën më të madhe është e preferuar dhe e mbushur me klientë norvegjezë.

Në Suedi, prodhimet me bazë mishi, pijet alkoolike dhe cigarët janë shumë më të lira dhe më ekonomike se sa Norvegjia fqinje. Duke parë këtë fakt, Suedia përfiton shumë nga klientët norvegjezë, të cilët në fundjavë mbushin tregjet suedeze me klientë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet