Nuk pranuan të bënin seks me xhihadistët, ISIS djeg të gjalla 19 vajza

Ritkthehet sërish dhuna e ISIS ndaj femrave. Në qytetin Mosulit në veri të Irakut, 19 vajza të komunitetit yazidi, janë djegur të gjalla pasi nuk pranuan të bënin seks me xhihadistët. Sipas dëshmisë së një aktivisti, vajzat janë mbyllur në një kafaz hekuri në qëndër të qytetit dhe ndaj tyre është hedhur benzinë. Qindra persona kanë parë live djegien e tyre. Vajzat e djegura nuk përmbushën ‘xhihadin e seksit’, e cila është praktika e përdhunimit që kryhet ndaj grave që mbahen si skallave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet