OKB akuzon Sirinë dhe Rusinë për krime lufte në Aleppo

SHBA, Franca dhe Britania thirrën një takim urgjent të Këshillit të sigurimit të OKBsë, për bombardimet e Rusisë dhe qeverisë sirianë, në zonat lindore të Aleppos, të kontrolluara nga rebelët. Kjo mbledhje u bë për t’I ushtruar presion Rusisë, të ndalë sulmet me raketa dhe me bomba fuci, në qytetin ku tashmë gjenden të bllokuar 275 mijë persona. Këto sulme kanë sheshuar ndërtesat dhe kanë bllokuar rrugët, duke penguar kështu shpërndarjen e ndihmave. Ambasadorët e Francës dhe SHBAsë, akuzuan Rusinë dhe Sirinë, se po kryejnë krime lufte në Aleppo. I dërguari i OKBsë për Sirinë, Staffan de Mistura, është shprehur se ka të dhëna për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, në zonat ku ndodhen civilë. ‘Nëse një gjë e tillë konfirmohet, këto sulme mund të konsiderohen si krime lufte’, u shpreh de Mistura.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet