
Ofendoi Trump, Diego Maradona-s i refuzohet viza në SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar vizën Diego Maradonas. Këtë fakt e bëri të ditur avokati i tij Matias Morla. Ky i fundit u shpreh se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e keqkuptimit që autoritetet amerikane i kanë bërë fjalëve të Maradonas. Në një intervistë në stacionin televiziv 'TeleSur’, ai e etiketoi Trumpin si një "chirolita", një term që në Argjentinë konsiderohet një fyerje. Kryesisht përdoret në kuptimin e “një kukulle”. Kështu pas kësaj ambasada i refuzoi vizën. Maradona duhej të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara për t'u paraqitur në gjykatë në gjyqin e hapur me ish gruan e tij Claudia Villafane.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet