Operacion kundër terrorizimit në Athinë. Mes tyre edhe një i arratisur nga burgu

GREQI- Tre persona janë arrestuar me akuzën “akte terrorizmi” gjatë një operacioni të sotëm, duke përfshirë edhe një arratisje nga burgu. Sipas informacionit zyrtar, autoritetet e policisë kanë arrestuar Yiannis Michalidis, i lidhur me një grup guerilasish “Konspiracioni i qelizës së zjarrit”, i cili është arratisur nga burgu Tyrintha në zonën e peloponezit në qershor të vitit të kaluar.

Michailidis, është arrestuar me akuzën e pjesmarrjes së vjedhjes me armë të bankës Vevento në greqinë veriore në shkurt të vitit 2011. Në vitin 2015, ai është dënuar me 13 vjet burg për sulmin me armë ndaj uniformave të policisë në Pefki në të njëjtin rajon.

Ai është dënuar gjatë një proteste në Syntagma në shkurt të vitit 2011 pasi ai ka nisur të gjuajë me armë kundër policisë me harqe dhe shtiza. Ai është quajtur që prej asaj kohe si “shigjetari Syntagma”. Ndërkohë policia ka arrestuar edhe dy vajza të cilat janë pjesë e grupit, por identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet