Orban sfidon prapë Brukselin

Kryeministri hungarez, Viktor Orban njoftoi sot se do të burgosë në mënyrë sistematike migrantët që mbërrijnë në vend, një masë e marrë në kundërshtim me ligjin europian. “Qeveria vendosi të ripërcaktojë arrestimin e shtetasve të huaj nga policia”, njoftoi lideri konservator gjatë një deklarate në radion kombëtare, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Një masë ndalimi sistematike në paraburgim do të ishte në mënyrë të hapur kundër BEsë”, u shpreh Orban. Por duhet të mbrojmë sovranitetin tonë”, pohoi ai, duke nënvizuar se do të ndërmarrë “beteja të rëndësishme” kundër Brukselit këtë vit. I mësuar me provokimet kundrejt BEsë, vendi i së tij është një përfitues i madh i fondeve strukturore, Orban ka ngritur prej dy vitesh një përballje me luftë të hapur kundër migrantëve në Europë. Ai i bashkëngjiti edhe një herë ditën e sotme migrantëve “akte terroriste”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet