Orë të vështira për Macron, bie përsëri në sondazhe. Le Pen kalon në avantazh

Hallet e Francës dhe presidentit Emmanuel Macron kanë shkuar në favor të rivales së tij të djathtë, Marine Le Pen. Në një sondazh të fundit të bërë nga Odoxa dhe i publikuar nga mediat franceze vetëm 27% e të intervistuarve e konsiderojnë president të mirë, krahasuar me 33% që ishte në Nëntor.

Ky është treguesi më i ulët i presidentit Macron, që kur shkoi në Elize, në Maj të 2017. Që nga Maji 2018 presidenti Macorn ka qenë në rënie të lirë pa ndërprerje. Sot rreth 74% e quajnë atë presidentin e të pasurve (71% ishte në nëntor) dhe vetëm 33% e konsiderojnë të aftë (-16%). Nga ana tjetër Le Pen përballë tij, është rritur me 6 pikë përqindje, brenda një muaji, duke shkuar në 29%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet