Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron 'Koronavirusi, pandemi globale'

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar si “emergjencë globale të shëndetit publik”, virusin e koronavirusit i cili po përhapet me shpejësi në planet që nga vendi i origjinës në Wuhan. Kjo është hera e gjashtë që organizata deklaron pandemi për viruset që pas krijimit të saj për herë të parë.

Deklarata e një situatë kaq emergjente globale, po kërkon bashkëpunimin e institucioneve në nivel global. Janë tre kriteret që do të merren në shqyrtim për të deklaruar një gjendje emergjence ( Situata jo e kordinuar, rreziku i përhapjes së virusit në vendet e tjera dhe nevoja e bashkëpunimit të koordinuar global). Vendimi është marrë në mbledhjen më të fundit nga Komiteti i Emergjencave të OBSHsë në Gjenevë të zvicrës. Në mbledhjen e mëparshme të një jave më parë, deklarata e gjendjes emergjente ishte konsideruar akoma jo e gatshme për t’u thënë.

E dhëna e fundit nga OBSHja flet për mbi 9820 persona të infektuar, 800 viktima duke qenë 2 për qind më e lartë se ajo e gripit të famshëm spanjoll. Por mes viteve 1918-1920 ka patur një nivel të ulët vdekjesh në krahasim me popullsinë. Ajo që shqetëson dhe që shtyn të quhet emergjencë është shpejtësia e përhapjes së koronavirusit. Pikërisht mënyrat e kontrollit, izolimi dhe parashikimi, gjendja më e mirë e sistemit shëndetësor në krahasim me ato të pas luftës së dytë botërore, ka bërë të mundur edhe uljen drastike të vdeshmërisë.

Mjafton të kujtohet Sars e cila kishte vdekshmërinë 7 për qind. Virusi në vitin 2002 dhe 2003 shkaktoi mbi 800 viktima në rast global, shumë herëm më tepër viktima nga gripi i zakonshëm i cili çdo vit vret me mijëra persona në të gjithë botën. Por këtu flitet për përhapjen më shumë se vdekjet. Ky është edhe kapaciteti i virusit për të vrarë në raport me sasinë e personave të infektuar. Kjo lidhet edhe me gjendjen shëndetësore të personave në moshë të tretë dhe që janë të prekur edhe nga sëmundjet e tjera.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet