Organizata Ican, Nobeli për Paqen 2017: “Stop Trump dhe Kim”

Organizata jofitimprurëse Ican e themeluar në vitin 2007, ka mbledhur 406 organizata partnere në 101 vende, për të dhënë mesazh për ndalimin dhe përdorimin e armëve bërthamore dhe nxitjen e paqes. Ican ka marrrë cmimin Nobel për Paqen 2017 për rolin që e rëndësishëm që luajtur duke vënë në pah pasojat katastrofike të përdorimit të amëve bërthamore dhe përpjekjet e saj inovative për të arritur një marrëveshje për ndalimin e këtyre armëve.

“Çmimin Nobel për Paqe është një mesazh për shtetet që kanë armë bërthamore", tha drejtori i Ican. Ne jemi duke u përpjekur të dërgojmë sinjale të forta për të gjithë ata që kanë këto armë; Koreja e Veriut, SHBA, Rusia, Kina, Franca, Britania, India dhe Pakistani”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mirëpret fushatën ndërkombëtare për heqjen e armëve bërthamore, duke shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe 2017 Ican.

"Ne duhet të kuptojmë rrezikun katastrofik që kanë armët bërthamore për gjithë njerëzimin. - tha Guterres në deklaratën e tij -. Ky çmim njeh përpjekjet e shoqërisë civile për të nxjerrë në pah pasojat e pallogaritshme humanitare dhe mjedisore që mund të rezultojë nga një përdorim i ri i armëve të tilla ". Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Federica Mogherini pas shpalljes së Cmimit Nobel për Paqe për Ican tha në Tëitter se ne duhet të kemi një angazhim të madh për qëllimin e një botë pa armë bërthamore". Apeli i drejtorit të Ican, Beatriche Fihn, në ditën kur organizata e tij fitoi çmimin Nobel për Paqen është për Donald Trump dhe Kim Jong-un.

“Ata duhet të ndalojnë. Kim dhe Trump duhet të dinë se armët bërthamore janë të paligjshme dhe kanë një rrezik të madh për gjithë botën".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet