PE miraton rezolutën për kosovën dhe serbinë. Çollaku, presim liberalizim brenda këtij viti

Parlamenti europian ka miratuar dje rezolutën për kosovën, e paraqitur nga raportuesja e BEsë, Ulrike Lunacek, me 403 vota pro, 130 kundër, 104 abstenim. Lajmi i mirë për kosovën, u përgëzua dhe nga Ministri i integrimit europian Bekim Collaku. "Mirëpres vlerësimin pozitiv të Parlamentit europian për progresin në zbatimin e udhërrëfuesit për liberalizimin e vizave dhe thirrjet që të gjitha palët e përfshira të bëjnë veprimet e nevojshme në mënyrë që kosovës ti hiqet regjimi i vizave brenda vitit 2016" shkruan ai në Fb. Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin perëndimor, qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin lirisht. Në dokument po ashtu, përshëndetet progresi i bërë në marëdhëniet me serbinë, dhe kërkohet që rruga e dialogut të vazhdojë. Po dje u miratua dhe rezoluta për serbinë (me 498 vota pro). Eurodeputetët e konsiderojnë dialogun me kosovën thelbësor, për integrimit europian të beogradit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet