Pakistan, sulmi kamikaz në xhami shkakton 23 viktima

Një sulm kamikaz në një xhami në veri të Pakistanit, la 23 të vrarë dhe 40 të plagosur. Sipas BBC, sulmi ndodhi të premten në një xhami në qarkun Mohmand, në veriperëndim të vendit. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Jamaat-ul-Ahrar, një fraksion i shkëputur i talebanëve. Pakistani ka rënë pre e mjaft sulmeve në vitet e fundit, ku edhe përpjekja e ushtrisë në 2014ën për të reduktuar fuqinë e talebanëve, rezultoi pa sukses.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet