Papa Francesco: Lufta bëhet për faj të europës dhe amerikës

Shesin armë për të vrarë fëmijë dhe njerëz të pafajshëm

“Nëse në vendet si Yemen, Siri dhe Afghanistan ka luftë, është faji i europës dhe amerikës për shkak se u shesin armë”. Këtë e thotë qartësisht Papa Francesco para të rinjve të institutit San Carlo në Milano. “Por përse bëjnë luftë? Sepse ne, Europa e pasur dhe Amerika u shesin armë për të vrarë fëmijët dhe vrarë njerëzit e thjeshtë. Jemi ne që bëjmë diferencën. Dhe këtë gjë ju duhet ta thoni dhe kuptoni qartësisht pa patur asnjë frikë. Dhe nëse të rinjtë nuk janë në gjendje ta thonë troç këtë gjë, nuk janë të rinj dhe në zemër u mungon diçka që i bën të rebelohen”.

Në po të njëjtin diskutim, Papa ka ftuar të rinjtë të mos kenë aspak frikë nga emigrantët. “Ne jemi vetë emigrantë”, ka shtuar Papa. “Por jemi të lëkundur. Edhe ne kemi shumë emigrantë. Mafia nuk është krijuar nga nigerianët. Mafia është e jona, është krijuar në Itali. Emigrantët janë ata të cilët sjellin zhvillim. Gjithnjë, madje edhe vetë Europa është bërë nga emigrantët”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet