Papa kërkon tryezë ndërkombëtare bisedimesh për refugjatët sirianë

Papa Francesco kërkon më shumë solidaritet ndaj emigrantëve që po i largohen vatrave të luftës, duke iu referuar me tepër refugjatëve sirianë. Ai foli për një "solidaritet më gjithpërfshirës" ndaj dhjetëra mijëra civilëve që po i largohen vatrave të konfliktit. “Me shqetësim të thellë, unë jam pranë fatit tragjik të popullsisë civile e përfshirë në luftime të dhunshme në Siri, një vend i dashur por i detyruar të heqë dorë nga gjithçka për t’iu larguar krimeve të luftës” tha Papa gjatë lutjes duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të mos kursuar përpjekjet në mbledhjen e palëve për tryezën e bisedimeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet