Papa në Japoni për të folur kundër armëve bërthamore

Papa Françesku, i cili ëndërronte në rininë e tij të bëhej misionar në Japoni, do të zhvillojë për herë të parë një vizitë për të dhënë në qytetet martire të Nagasakit dhe Hiroshimës mesazhe për eliminimin e armëve bërthamore. “Bashkë me ju lutem që fuqia shkatërruese e armëve bërthamore të mos ndodhë kurrë më në historinë e njerëzimit. Përdorimi i armëve bërthamore është i padrejtë”, theksoi papa Françesku në një video drejtuar sot japonezëve. “Vendi juaj e njeh vuajtjen e shkaktuar nga lufta”, nënvizoi kreu i 1,3 miliardë katolikëve duke kërkuar respekt të ndërsjellë që do të çonte në një paqe të sigurt që duhet të mbrohet me “dhëmbë”. Ai do të pritet në Tajlandë më 20-23 nëntor para se të shkojë në Japoni më 23-26 nëntor. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet