Parisi përkujton sot 20 vjetorin e vdekjes së Lady Dianës

Fundi i verës së 20 viteve më parë. Parisi është përgatitur të përkujtojë sot 20 vjetorin e vdekjes së Lady Diana, e vdekur gjatë aksidentit rrugor në afërsi të Almas në Paris. Zona do të bllokohet në kryeqytetin francez për të zhvilluar pelegrinazhin në nderim të princeshës Diana. Sot princi William dhe Herry kanë rikujtuar nënën e tyre me një ceremoni në Kesington Palace, nga ku shumë kureshtarë dhe adhurues të princeshës Diana Spencer, kanë vendosur tufa me lule dhe kanë shkruar mesazhe përpara kangjellave të ndertesës.

“Besoj se po të ishte akoma gjallë, do të ishte një mbretëreshë e mrekullueshme”, thekson një 82 vjeçar, ndjekës i ngjarjeve të familjes mbretëror dhe adhurues i Dianës. “E modernizoi familjen mbretërore në mënyrë shumë të ndryshme nga më parë dhe ishte me të vërtetë një person i adhurueshëm”.

Më 31 Gusht 1997, Lady Diana ndodhej brenda makinës Mercedez së bashku me Dodi Al-Fayed. Të dy së bashku me shoferin Henry Paul kaluan me makinë duke kaluar shpejtsinë e 120 kilometrave në orë duke u përplasur me shtyllën ndarëse të rrugës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet