Parlamenti grek ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Shkupit në NATO

Pasi mori dritën jeshile nga Komisioni kompetent, projektligji për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, do të sillet në mbledhjen plenare të parlamentit grek, ndërsa debati do të përfundojë me votimin e deputetëve. “Ratifikimi i Protokollit të Marrëveshjes për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat e NATO-s është pranuar në tërësi nga shumica”, theksoi kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Konstantinos Duzinas në fund të debatit i cili zgjati pesë orë e gjysmë. Pas përfundimit të takimit, Duzinas, parashtroi në parlament një raport në të cilin propozon të pranohet projektligji konkret, duke marrë parasysh qëndrimet e shumicës së anëtarëve të komisionit. Projektligji u pranua edhe nga deputetët e SYRIZA-s, si dhe deputetë të pavarur, ndërsa të gjitha partitë e tjera opozitare ishin kundër. Që të votohet Protokolli për anëtarësimin në NATO, nevojiten minimum prej 151 votash nga ana e parlamentit grek. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet