Parlamenti voton heqjen e imunitetit të një deputeti të SYRIZA-s

Parlamenti grek votoi sot heqjen e imunitetit parlamentar të deputetit Pavlos Polakis, anëtar i SYRIZA-s dhe ish-zëvendësministër i Shëndetësisë, i akuzuar për shpifje dhe për regjistrimin e një bisede private me guvernatorin e Bankës Qendrore greke.

Për herë të parë që pas fitores së të djathtës në zgjedhjet e 7 korrikut, janë rritur tonet mes partisë së majtë SYRIZA, tanimë në opozitë, dhe partisë konservatore ”Demokracia e re”.

Deputetët e SYRIZA-s u larguan nga salla e parlamentit përpara fillimit të votimit, në shenjë proteste.

Ish-kryeministri, Aleksis Cipras premtoi se do të ishte i pranishëm në Parlament dhe në rrugë për të shprehur qëndrimin e tij kundër politikës së qeverisë.

Polakis, zëvendësministri i Shëndetësisë në qeverinë e Aleksis Cipras (2015-2019), është objekt i dy padive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet