Pas Brexit, gjermanishtja gjuha zyrtare e Besë

Presidenti i Komisionit europian, Jean Claude Juncker, për habi të të gjithëve e mbajti sot fjalimin në gjuhën gjermane. Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Pas largimit të Britanisë nga BEja, tashmë Gjermania pritet të vendosë hegjemoninë e saj në union. Nivelet më të larta të qeverive europiane, ishin të bindur se herët a vonë gjermanishtja do të kthehej në gjuhën zyrtare të BEsë. Ndërkaq, ekziston gjithmonë alternative franceze, e cila është gjuha më e përdorur në nivel diplomatik.

Megjithatë, Parisi nuk ka fuqi për të kundërshtuar forcën e Berlinit dhe Hollande shihet me një sy negativ, pas samitit të Athinës, ku Spanja, Italia, Greqia dhe Portugalia kanë formuar klubin mesdhetar europian, të kundërshtuar nga Berlini.

Edhe Brukseli është i bindur se në veri ka lindur një protagonist i ri që është Gjermania. Ndërkohë fjalimi i Juncker në gjermanisht tërhoqi vëmendjen e të gjithë aleatëvet të Gjermanisë dhe partnerëve ndërkombëtarë të BEsë. Duke përdorur gjuhën gjermane, Juncker shprehet i zhgënjyer për daljen e Britanisë nga Beja, teksa shton se kjo shkëputje nuk rrezikon ekzistencën e BEsë,

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet