Pas ciklonit 'Janos', rikthehet i nxehti në Greqi

Greqia Perëndimore u godit nga moti i ftohtë dhe cikloni “Janos” ditët e fundit, por sipas meteorologut Giannis Kallianos, temperaturat e nxehta do të rikthehen.

Ai shpjegoi se këto temperatura do të jenë më të larta se normalja për vjeshtën dhe se rritja do të nisë të ndihet që nga e diela.

Gjatë ditëve të ardhshme, sipas tij, do të shfaqet një mini-valë nxehtësie me temperature që do të kalojnë 35 gradë Celcius. "Të shtunën dhe të dielën priten temperatura jashtëzakonisht të larta për muajin tetor".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet