Pekini dyfishon karantinën. Nga 14 ditë në 28 ditë. Virusi në Pekin më i fortë se ai në Wuhan

Pekini ka dyfishuar periudhën e karantinimit për Covid-19, nga 14 ditë në 28 ditë karantinë, pasi sipas specialistëve, “tipi i koronavirusit i gjetur në Pekin në tregun Xinfadi është shumë më i fortë dhe përhapet më shpejt se koronavirusi në Wuhan”.

“Pjesa më e madhe e personave që ndodhen në karantinë në Pekin, janë punonjës të njësive të shitjes dhe përpunimit të mishit në treg, duke e bërë këtë kategori shumë më të rrezikuar për infektim me Covid-19”, ka deklaruar Shi Guoqing, një ekspert nga Komsioni Kombëtar i Shëndeti në Kinë.

Eksperti ka shtuar se “disa prej atyre që ishin infektuar, nuk kanë shfaqur asnjë simptomë ose nuk kanë patur simptoma të frymëmarrjes, prandaj është shumë e vështirë të gjykosh nësë ata janë prekur nga virusi, duke parë vetëm simptomat e tyre”.

Megjithatë, disa prej të infektuarve kanë patur test negativ vetëm duke u mbështetur në testin e tamponit, ndërkohë që problemet janë shfaqur pas 14 ditësh, duke bërë që këtu të ngrihet alarmi, pasi ata mund të kenë shpërndarë virusin tek të tjerët pa e patur idenë as vetë. Chu Junwei, shef i departamentit të shëndetit në distriktin Fengtai, ka theksuar se “periudha e karantinimit për personat të cilët janë infektuar ose kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me njësitë e përpunimit dhe shitjes së mishit, do të karantinohen për 28 ditë”.

Shi, ka shtuar se “ky grup personash do të kryejë testin e tamponit pasi të ketë kryer fillimisht 14 ditë karantinë dhe më pas një tjetër test tamponi pasi të kenë përfunduar 28 ditëshin e karantinimit”. Ai shton se “33.8 për qind e rasteve në Pekin kanë qenë punonjës të njësive të mishit në tregun Xinfadi, ndërkohë që 20.5 për qind kanë qenë klientë ose persona që kanë kaluar tek këto njësi tregëtimi.

Komisioni i Shëndetit në Bashkinë Pekin, ka publikuar një raport në të cilin thuhet se “pjesët e koronavirusit të studiuar, besohet se janë importuar në Kinë dhe se virusi mund të ketë ardhur nga Europa në muajin Mars, më pas ka udhëtuar në Amerikën e Jugut dhe më pas është importuar në Kinë nga mishi i importuar, duke sjellë edhe rastet në Pekin”.

Pavarësisht kësaj, nëse dikush rezulton negativ pas tamponit, do të thotë që është i sigurt. Për të zgjidhur idetë ndaj dikujt që rezulton negativ, por që më pas konfirmohet se ka patur kontakte me persona që janë infektuar, epidemiologët janë duke e studiuar këtë fakt.

”Edhe nëse dikush është i infektuar por nuk mund të testohet për tamponin nëpërmjet procesit të grykës, mundësia e kalimit të virusit tek të tjerët përmes frymëmarrjes është shumë e ngushtë”, ka deklaruar Shi, duke shtuar se, akoma më tepër teste tamponi janë të nevojshme, sidomos për këtë kategori personash.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet