Përkujtohet 74 vjetori i tragjedisë së Hiroshimës

Shtatëdhjetë e katër vjet pas katastrofës bërthamore, kambanat e Parkut Memorial të Paqes në Hiroshima ranë sot në orën 08:15 për të përkujtuar tmerrin e bombës së parë atomike të hedhur nga SHBA mbi qytetin që u bë simbol i katastrofës së krijuar nga njeriu.

Rreth 50 mijë njerëz ishin të pranishëm në ceremoni së bashku me përfaqësues të 92 kombeve.

Sipas traditës, kryetari i komunës së Hiroshimës, Kazumi Matsui mbajti fjalimin përkujtimor me një ftesë drejtuesve botërorë për një angazhim më të madh për një proces paqeje që përjashton përdorimin e armëve bërthamore, duke i kërkuar qeverisë së Tokios të nënshkruajë traktat për ndalimin e tyre.

Japonia, ashtu si SHBA dhe Rusia, nuk është ndër nënshkrueset e marrëveshjes së ratifikuar në korrik 2017 nga 122 qeveri, një vendim që u kundërshtua nga të mbijetuarit e tragjedisë bërthamore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet