Përmbytje në Francë, rrezikohet muzeu i Luvrit

Muzeu i Luvrit në Francë është në gjëndje alarmi për rrezik përmbytjeje, pas fryrjes së lumit Sena. Për pasojë, muzeu i madh parizian nesër do të qëndrojë i mbyllur për të evakuar veprat që nodhen në zona që mund të përmbyten. Janë me dhjetëra qytetet në emergjencë me skuadrat e shpëtimit që po punojnë për të shpëtuar personat e mbetur të bllokuar ndërsa parashikimet e motit sinjalizojnë një vazhdimësi të situatës edhe në ditët në vijim. Presidenti François Hollande, deklaroi se në ato zona që janë goditur nga moti i keq do të shpallet gjendja e katastrofës natyrale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet