Përmbytje në disa zona të Selanikut. Edhe Athina pritet të përfshihet nga shirat dhe erërat e forta

Shërbimet e zjarrfikësve kanë marrë mbi 50 telefonata si kërkesë për ndihmë në heqjen e ujit me pompa nga depot dhe katet e para të shtëpive dhe bizneseve në afërsi të portit të Selanikut. Koha me erë të fortë dhe shi përfshiu veriun e greqisë dhe pjesë të tjera të vendit për gati 5 ditë me radhë pasi disa ditësh të nxehta.

Shirat e furishme shkaktuan përplasjen dhe përmbysjen e dy trajlerave dhe dy traktorëve në dy aksidente në afërsi të zonës Derveni, duke shkaktuar trafik të rënduar për disa orë.

Koha me lagështirë nisi të lëvizë drejt jugut të vendit, duke bërë që metereologët të parashikojnë sjelljen e rreshjeve të forta të shiut edhe në Athinë, së bashku me erëra të forta.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet