Përmbytjet në Iran: viktima dhe të humbur

Njëmbëdhjetë viktima kanë shkaktuar përmbytjet në Iran, nga reshjet e ditëve të fundit, në verilindje të vendit. Dy persona, të cilët ndodheshin brenda një veture, rezultojnë ende të zhdukur. “Deri tani, 11 persona kanë vdekur, tetë në provincën e Khorassanit Razavi, dy në Golestan dhe një në Khorassanin Verior”, deklaroi shefi i operacioneve të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe, Morteza Salimi, për agjencinë e lajmeve ISNA. Pesë provinca janë prekur nga përmbytjet e fundit në Iran, disa fshatra vazhdojnë të jenë të izoluara.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet