Përplasen dy trena në Ankara. 7 viktima dhe 43 të plagosur

Një tren i shpejtësisë së lartë është përplasur në kryeqytetin turk Ankara, duke shkaktuar vdekjen e 7 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Sipas informacionit të një televizioni lokal, thuhet se treni është përplasur me një tjetër tren i cili vinte nga drejtimi i kundërt, duke bërë që të dalë nga shinat dhe të përfundojë mbi një urë mbikalimi për këmbësorët duke bërë që kjo e fundit të bjerë mbi vagon. Treni shkonte nga Ankaraja në drejtim të qytetit Konya. Guvernatori i kryeqytetit Vasip Sahin, deklaron se inxhinjerët janë duke hetuan shkaqet e përplasjes së trenave në afërsi të stacionit të vogël Marsandiz.

Skuadrat e shpëtimit kanë rendur menjëherë në vendin e ngjarjes duke kërkuar për të tjerët të mbijetuar. Mbi 43 vetë janë plagosur, nga ku 3 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetsore. “Shpresojmë që të mos ketë më viktima të tjera”, ka deklaruar guvernatori. Pamjet nga vendi i ngjarjes, shfaqin dëme të mëdha nga trenat e dalë nga shinat dhe ndërtesa e rënë sipër, si dhe numri i madh i punonjësve të urgjencës, të cilët po punojnë në të ftohtë dhe kushte dëbore.

Nuk është bërë e qartë deri tani se cili ka qenë shkaku i përplasjes së trenave. Sahin shton se ka nisur hetim nga inxhinjerët specialistë, ndërkohë televizioni publik deklaron se tre prokurorë kanë nisur punën për hetimin e ngjarjes. Kjo është ngjarja e dytë me tragjedi trenash në Turqi gjatë këtij viti. Në muajin qershor, në tren mallrash nga Uzunkopru shkonte në Halkali, u rrëzua gjatë reshjeve të dendura të shiut në afërsi të fshatit Çorlu. Numri i viktimave shkoi në 24 dhe mbi 300 të tjerë ishin të plagosur.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet