Përplasen dy trena në Egjipt. 42 viktima dhe qindra të plagosur

Ka shkuar në 42 të vdekur dhe 123 të plagosur, bilanci i aksidentit hekurudhor të ndodhur në afërsi të aleksandrisë në Egjipt. Një tren i nisur nga Kairo është përplasur me një tjetër tren i cili vinte nga Port Said. Ky i fundit kishte ndaluar në stacionin Khorshid.

Sipas policisë, nuk dihen akoma arsyet e përplasjes së trenave, por deri tani sipas hetimit paraprak, theksohet se shkak i përplasjes mund të jetë një gabim në shkëmbimin e trenave, ndërsa disa persona kanë ngelur ende brenda vagonave të dëmtuar rëndë. Egjipti është jo pak i njohur për aksidentet hekurudhore.

Në vitin 2012, 50 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin fëmijë, humbën jetën gjatë përplasjes së trenit me një autobuz shkolle në periferi të kajros.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet