Përplasen dy trena në karolinën e jugut. 2 viktima, 116 të plagosur

Një tren mallrash dhe një pasagjerësh janë përplasur në linjën hekurudhore New York - Miami. Dy është numri i viktimave nga kompania hekurudhore Amtrak. Ky është incidenti i dytë brenda pak ditëve pas atij në shtetin e virxhinias. Sipas policisë lokale, nga përplasja e trenit, përveç dy viktimave, kanë ngelur edhe 116 persona të plagosur në shtetin e karolinës së jugut.

Treni i cili në bord kishte 139 pasagjerë si dhe 8 pjestarë të ekujpazhit, ishte duke udhëtuar nga New York në drejtim të miamit. Aksidenti ka ndodhur afër mesnatës në afërsi të qytetit Cayce. “Trenat nuk duhet të ishin afruar tek pika e ndryshimit të trasesë”, ka deklruar guvernatori i karolinës së jugut Henry McMaster. “Treni i mallrave në fakt kishte ndaluar, kurse treni i pasagjerëve kaloi në po të njëjtën trase. Dukej se ky i fundit ndodhej në binarin e gabuar”.

Vagoni kryesor dhe disa nga vagonat e Amtrak Train 91 janë thuajse të shkatërruar pasi u përplasën shumë fuqishëm me trenin e mallrave. Edhe presidenti amerikan Donald Trump u ka dërguar publikisht ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet