Letra higjenike e çmuar si 'floriri' në Hong Kong. Persona të armatosur vjedhin pakot me letër higjenike

Persona të armatosur në Hong Kong, kanë rrëmbyer me qindra pako me letër higjenike, vlera e të cilave arrin në 130 dollarë amerikanë. Kutitë me letër higjenike aktualisht janë shumë të pakta në Hong Kong për shkak të problemit dhe panikut të shkaktuar nga coronavirusi duke bërë që banorët të rendin për të blerë që në momentet e para të shpërthimit të koronavirusit.

Ndërkohë dy persona të armatosur me thikë, kanë kërcënuar një punonjës të shpërndarjes jashtë portës së furnizimit në një supermarket në distriktin Mong Konk. Policia ka arritur t’i verë në pranga të dy personat dhe bllokuar sasinë e mallit të vjedhur.

Kërcënimi ndodhi në Mong Kok, një distrikt në Hong Kong, “zonë e njohur për gangësterë dhe krime të ndryshme”. Sipas medias lokale, hajdutët e kanë kërcënuar me thikë punonjësin e furnizimit të supermarketit teksa ky i fundit ishte duke i vendosur në një karrocë rreth 600 pako me letër higjenike. Sipas policisë, vlera e mallit kap shifrën e 218 dollarëve.

Pavarësisht se qeveria ka deklaruar se furnizimi me ushqim dhe materiale do të jetë normal, shumë persona në Kinë dhe Hong Kong kanë mësyrë për të blerë me shumicë. Maskat për fytyrën dhe mjetet sanitare për t’u mbrojtur nga koronavirusi, janë thuajse të pamundura për t’u gjetur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet