Peru, autobuzi përplaset me kamionin më pas bie në det, 48 të vdekur

Një autobuz në një luginë në "Curva del Diavolo" në Peru, u përplas me një kamion i cili kishte dalë jashtë korsisë së tij. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur si kthesa e djallit. Pas përplasjes, autobuzi ra nga 100 metra lartësi në një plazh të vogël të bregdetit të Paqësorit. Numri i viktimave shënuar nga ky aksident arrit në 48. Forca të shumta peruane janë organizuar në ndihmë të njerëzve të aksidentuar. Tridhjetë zjarrfikëse, të ndihmuar nga helikopterë të policisë kombëtare dhe dy brigada të Mbrojtjes Civile kanë evakuuar ata të cilët mbijetuan nga dhe më pas janë fokusuar në gjetjen e trupave të viktimave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet