Pesë të vrarë në një shkollë të mesme në Kanada

Si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një shkolle të mesme në rajonin Saskatchewan të Kanadasë u vranë pesë persona. Sipas një deklarate nga Policia Mbretërore e Kanadasë (RCMP) dhe burimeve lokale mësohet se një person i armatosur ka qëlluar shtatë herë në shkollën e mesme ”Dene” në La Loche e cila ndodhet 600 kilometra në veri të Saskatoon. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën pesë persona dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Në vendngjarje theksohet se kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca. Autoritetet e RCMP gjithashtu kanë theksuar se sulmin e ka kryer një 19-vjeçar i cili është ndaluar teksa largohej 10 minuta pas sulmit. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në një deklaratë nga Davosi tha se “në këtë ditë të frikshme për personat që humbën jetën jemi të gjithë të trishtuar”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet