Pesë viktima dhe 120 të plagosur është bilanci i tërmetit 5.9 ballë që goditi iranin

IRAN- Viktima dhe të plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot iranin me të paktën 5 viktima deri tani dhe mbi 120 të plagosur. Gjithçka ndodhi pas tërmetit me magnitudë 5.9 ballë sipas shkallës Rihter, regjistruar në verilindje të vendit pranë kufirit me azerbajxhanin.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga televizioni shtetëror iranian. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në 8 kilometra thellësi në afërsi të qytetit Tark, gati 120 kilometra larg kryesor Tabriz.

Lëkundja më e fortë është ndjekur edhe nga lëkundje të tjera magnetike me shkallë nga 4.1 deri 4.8 ballë. Televizioni iranian raporton për dëme të konsiderueshme materiale në të paktën tre rajone në afrësi të qytetit Mianeh.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet