Pesë viktima nga sulmi me armë në bankën Sun Turst në Florida. Arrestohet autori i ngjarjes

Pesë persona kanë ngelur të vdekur për shkak të gjuajtjes me armë zjarri në brendësi të Sun Trust Bank në Sebring të shtetit Florida në ShBA. Në deklaratën e policisë theksohet së është arrestuar edhe autori i ngjarjes, i identifikuar falë punës së madhe të forcave speciale të krimit. Rrjetet lokale të transmetimit, raportojnë për një vjedhje e cila përfunodi shumë keq.

Shefi i policisë së sebringut, Karl Hoglund, në deklaratën për shtyp ka deklaruar se “ajo që dihet deri në këto momente është se burri i cili qëlloi në bankë është marrë në pyetje dhe quhet Zephen Xaver, 21 vjeç dhe jeton këtu në Sebring”. Sipas policisë, 21 vjeçari sapo ka hyrë në bankë ka nisur të gjuajë me armë zjarri gjithandej duke bllokuar madje edhe hyrjen e institucionit financiar. Vetëm pas gati 4 orësh është bërë i mundur arrestimi, falë ndërhyrjes së forcave speciale të antikrimit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet