Pheniani kërcënon të godasë me raketa ishullin amerikan të Guam

Koreja e Veriut deklaroi sot se synon të lëshojë një raketë balistike me rreze të mesme drejt bazave amerikane në ishullin e Guam, në Paqësor, raportoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve KCNA. Ky kërcënim vjen pak çaste pas deklarimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili i premtoi zjarrin Koresë së Veriut nëse kjo e fundit vazhdon të kërcënojë SHBA-në, nën sfondin e zhvillimit të programit të saj balistik dhe bërthamor. Disa ditë më parë OKB-ja miratoi një seri sanksionesh të ashpra kundër Phenianit. “Pheniani ka deklaruar se aktualisht është duke analizuar me vëmendje planin operacional për të goditur zonat që ndodhen përreth Guam me një raketë balistike me rreze të mesme të tipit Hwasong-12”, sipas agjencisë KCNA. “Ky projekt do të finalizohet dhe do të aplikohet në mënyrë konsekutive dhe simultane, sapo Kim Jong Un, komandanti suprem i forcave bërthamore të marrë vendimin”, shtoi agjencia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet