Pi helm në sallën e gjykatës shefi i krimeve të serbëve të bosnjës Slobodan Praljak

Gjykata e Krimeve të Luftës është alarmuar sot për shkak të ish-liderit të ushtrisë së koratëve të bosnjës, i cili piu helm teksa gjykatësit dhanë vendimin për 20 vjet burg për të. Slobodan Praljak, 72 vjeç ka bërtitur në sallën e gjyqit me të madhe “Nuk jam kriminel lufte” dhe nga xhepi ka nxjerrë një shishe të vogël duke pirë helmin, pasi ka humbur edhe apelimin në gjykatë.

Praljak, është njëri nga 5 politikanët kroatë të dënuar me burgim për fushatën e vrasjeve ndaj muslimanëve në luftën e bosnjës dhe krijimin e një minishteti në këtë vend në fillim të vitit 1990. Teksa vendimi po jepej në mëngjez, është dëgjuar avokati i tij teksa bërtiste “Klienti im sapo kapërdiu helm para të gjithëve”. Zyrtarët e gjykatës, kërkuan ndalimin e procesit për të parë si ka shkuar puna në atë moment. Brenda disa minutash një ambulancë ka mbërritur jashtë derës kryesore të gjykatës, ndërsa më pas një helikopter ka çuar Praljak në spital. Disa punonjës të urgjencës kanë mësyrë tek dera kryesore duke mbajtur një barrelë dhe mjete urgjence shëndetsore. Njëri nga zëdënësit e gjykatës disa momente më vonë është shprehur se Praljak është gjallë dhe nën kujdesin maksimal të stafit mjeksor.

Kroatët e Bosnjës dhe muslimanët ngritën një marrveshje kundër serbëve për t’i luftuar në harkun kohor të 11 muajve nga viti 1993-1994. Gjatë asaj kohe, Proljak dhe aleatët e tij u munduan të krijonin Republikën e serbëve të bosnjës “Republika Serbska”, një etnitet me enklave kroate dhe me kryeqytet Mostarin. Republika e Serbëve të Bosnjës u deklarua si shtet nga kroatët e Bosnjës më 1993 por si pjesë e firmosjes së marrveshjes më 1994 për krijimin e federatës së tanishme të Bosnjë-Hercegovinës.

Mostari pa luftimet më të fuqishme mes kroatëve dhe muslimanëve nga ku mbi 80 për qind e qytetit u shkatërrua. Praljak ka qenë specifikisht i ngarkua për të urdhëruar shkatërrimin e Mostarit dhe sidomos të urës së famshme të shekullit të 16të në Nëntor 1993, nga ku gjykatësit në çështjet e para të seancave kanë aprovuar dëmet e jashtëzakonshme ndaj popullsisë civile muslimane.

Simboli i shkatërrimit të luftës së bosnjës, ura e kohës së perandorisë otomane është rindërtuar më vonë. Gjatë proceseve, gjykatësit i kanë kërkuar Prajlik të pranojë faktin se ura ka qenë nën synimin e ushtrisë për ta shkatërruar. “Është vetëm një urë”, ka thënë Prajlik në vitin 1993, duke mos treguar asnjë pendim dhe emocion gjatë rindërtimit të urës së famshme.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet