Pilotët gjermanë nuk dëshirojnë të deportojnë azilantët në vendin e origjinës. Ndalohen 222 fluturime

Pilotët gjermanë raportohet se kanë anuluar mbi 200 fluturime, pasi kanë refuzuar të marrin pjesë në deportimin e personave të cilëve u është refuzuar azili në Gjermani. Pjestarët e ekujpazheve deklarojnë se nuk kanë dëshirë të drejtojnë fluturime për të çuar sërisht drejt afganistanit personat që nuk kanë lejë qëndrimi, pasi në vendin e origjinës u rrezikohet jeta nga lufta disa vjeçare. Në harkun kohor nga Janari në Shtator të këtij viti, plot 222 fluturime janë anuluar sipas qeverisë gjermane, nga ku mbi 140 prej tyre në aeroportin e frankfurtit.

Media gjermane ka shkruar se 85 për qind e fluturimeve janë nga kompania Lufthansa dhe Eurowings. Gjermania ka qenë një destinacion popullor për persona të cilët vijnë nga jashtë. Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se numri i emigrantëve në vend është rritur me mbi 1.5 milion gjatë këtij viti. Sipas një të përditshmeje gjermane, zyra gjermane federale për refugjatët dhe emigracionin, ka marrë në dorëzim mbi 388 mijë çështje për gjysmën e parë të vitit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet