Piratët sulmojnë anijen italiane në Gjirin e Meksikës. Plagosen 2 marinarë

Një anije italiane është sulmuar nga piratët në Gjirin e Meksikës, nga ku dy marinarë janë plagosur. Sulmi ndodhin natën e kaluar nga një grup piratësh i përbërë deri në 8 vetë. Ata kanë arritur anijen Remas me anë të dy varkave të shpejta dhe pasi janë ngjitur në bord kanë nisur të hapin zjarr mbi ekujpazhin dhe duke rrëmbyer sa të mundnin. Më pas piratët janë larguar nga anija.

Ekujpazhi në moment ka ndezur alarmin. Gjatë momentit të sulmit, në anije ndodheshin 35 persona si dhe një zyrtar i marinës meksikane, i cili ka bërë të mundur lidhjen e kontakteve me autoritetet lokale. Të dy marinarët e plagosur janë çuar në portin e qytetit Carmen, nga u anija Remas gjithashtu erdhi e shoqëruar nga një anije ushtarake meksikane. Njëri nga marinarët ishte plagosur në gju dhe tjetri i plagosur në kokë për shkak të përplasjes teksa po gjuante me armë ndaj piratëve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet