Planifikonin sulm terrorist ndaj ambasadës së SHBA në Turqi, 4 në pranga

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë turke, pasi akuzohen se po përgatisnin një sulm kundër ambasadës së SHBA-ve në Ankara. Mediat turke raportojnë se personat e arrestuar dyshohet se janë pjesë e grupit militant Shteti Islamik. Ndërkohë, në faqen zyrtare Ambasada e SHBA-ve në Ankara njoftoi mbylljen e saj për shkak të kërcënimit në fjalë. Mediat turke njoftuan se katër të dyshuarit e arrestuar janë të gjithë shtetas irakianë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet