''Plumba'' në adresë të Ministrisë së jashtme greke

Ministri i jashtëm grek është kërcënuar përsëri. Kësaj herë një plumb i është dërguar brenda në një zarf, bën të ditur e përditshmja greke Ta Nea. Zarfi kishte mbërritur në adresë të Ministrisë së jashtme greke. Zarfi kishte brenda një plumb dhe një letër, e cila i kishte të bëntë me negociatat ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë. Kjo është hera e tretë që në adresë të ministrisë së jashtme greke vjen një letër me një plumb brenda.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet