Policët 'thithin kokainë' para se të rrahin manifestuesit në Kili

Skandal në policinë kiliane nga regjistrimi i një vidjoje

Tre policë me antiplum, përpara se të nisin aksionin, bashkohen dhe marrin kokainë. Janë këto pamjet që vijnë nga Kili, nga ku vidjoja e publikuar ka marrë dhenë në rrjetet sociale si dhe media kombëtare.

Nuk dihet se cili është autori i vidjos dhe se kur është xhiruar, por shihet fare qartë se ata që e merrnin gjithë qejf lëndën e fortë narkotike ishin policë në rrugët e Santiagos. Pamjet lenë fare pak hapësirë për imagjinatë, duke krijuar një furi debatesh në rrjetet sociale.

“Pikërisht për këtë dhe shumë ngjarje të tjera, në Kili kemi humbur besimin e institucioneve tona. Policia thith kokainë përpara se të nisë punën”, shkruan një përdorues i Twitter në Kili. Një tjetër person shkruan se “kur sheh dhunën në rrugët e kilit, mbani mend imazhin e policëve të droguar që thithin kokainë para se të shkojnë për të rrahur manifestuesit”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet