Policia holandeze arreston 7 terroristë. Përgatisnin sulm të madh terrorist në Amstërdam

Është ndaluar plani për një sulm terrorist në Holandë. Pas hetimeve disa mujore, policia holandeze ka arrestuar 7 persona me akuzën “e përgatitjes së sulmeve terroriste në shkallë të madhe”, mundësisht në Amstërdam. Të arrestuarit përfshijnë grupmoshën nga 21 deri 34 vjeç, mes të cilëve edhe shefi i grupit, një shtetas iraken.

Arrestimet janë bërë në qytetet Arnhen dhe Weert, ky i fundit në kufi me gjermaninë dhe belgjikën. “Donin të krijonin panik dhe të bënin shumë viktima”, deklarohet nga prokuroria e Rotterdamit. Të shtatë terroristët ishin duke përgatitur planin për sulmin me rastin e një ngjarjeje të madhe, me shpërthyes të fortë dhe pushkë AK-47 të tipit kallashnikov.

Prokuroria ka shtuar se njëri nga personat nuk është penduar absolutisht për planin e sulmeve. Për momentin nuk është bërë e ditur se cili ka qenë objekti kryesor i sulmit, ndërkohë që javën tjetër të arrestuarit do ta thonë publikisht në gjykatën e rotterdamit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet