Policia spanjolle heton 800 turistë britanikë. Akuza false se hëngrën ushqim të helmuar në hotelet e vendit

Policia spanjolle ka nisur një hetim mbi 800 pushues britanikë të ciët po kalojnë pushimet në vendin iberik, të cilët kanë akuzuar punonjësit e hoteleve për helmim ushqimi në ishujt Balearick. Policia beson se personat po përpiqen të përfitojnë para si kompensim, pasi sipas tyre nuk ka patur asnjë problem dhe se hotelet kanë kaluar imtësisht të gjithë inspektimin shëndetësor dhe vetëm disa nga pushuesit kanë kryer vizitë tek doktori.

Pushuesit në ishujt Mallorca, Menorca dhe Ibiza kanë marrë premtimin nga punonjësit e hoteleve, se do të kompensohen totalisht nëse gjenden prova ndaj helimimit të ushqimit. Ligji britanik lejon që turistët të kenë si dëshmi një recetë mjekësore nga një mjek ose kimist për të provuar komplikacionet në stomak, gjë e cila deri tani nuk ka ndodhur.

Duke folur për hetimin e saj, policia spanjolle deklaron se akuzat e bëra nga turistët britanikë kanë shkaktuar dëm ekonomik. “Ata plotësuan formularin e komplikacionit sipas ligjit 77, ndërkohë që ata mund të kenë orkestruar të gjithë këtë sajesë. Në rast se kjo është e vërtetë, të gjithë kryejnë akt kriminal bazuar në dëshmi false të cilat i shkaktojnë dëm ekonomik spanjës dhe sektorit turistik të Balearic. Sipas hetimit tonë, hotelet e Balearic i kanë kaluar mjaft mirë të gjitha kontrollet shëndetësore nga inspektoriati sanitar, duke përfshirë edhe ato të sjella nga operatorët turistikë britanikë, të ciët pretendojnë të kenë probleme me helmimin”.

Policia spanjolle, gjithashtu, nënvizoi se që pas hapjes së hetimit të këtij rasti, edhe një numur rastesh të tjera me helim ushqimi vjen me akuza nga Britania e Madhe, por që nuk ka patur asnjë të vërtetë dhe asnjë provë konkrete.

 

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet