Portugalia nën flakë. Zjarret po shkrumbojnë pyje. Mbi 62 viktima deri tani

Portugalia është zgjuar sot nën tmerrin e imazheve katastrofike nga zjarret e mëdha të cilat po shkrumbojnë pyjet përreth zonës Pedrogao Grande, 160 kilometra në veri të lisbonës, duke shkaktuar deri tani mbi 62 viktima edhe pse bilanci është akoma i përkohshëm. Madje bëhet e ditur se ka një dyzinë me të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë. Drejtuesit e policisë vendase kanë theksuar se nuk ka asnjë dorë kriminaëe pas kësaj tragjedie, deri tani.

Zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e goditjes së rrufesë mbi një zonë me shumë pemë në mes të një zone me bar të thatë, për shkak të mungesës së shirave prej disa kohësh. Shpërndarja e goditjes së rrufesë ka qenë për shkak të temperaturave tepër të larta mbi 40 gradë, si dhe erërave të forta në rajon me mbi 200 kilometër në orë.

Qeveria portugeze ka kërkuar tre ditë lutjesh kombëtare. Sekretari i shteti Jorge Gomes, ka deklaruar se “janë disa viktimat e drejtpërdrejta nga zjarri, teksa ata kanë kryer aksident të rëndë teksa tentonin të arratiseshin nga flakët e zjarrit”. Janë 700 punonjësit e zjarrfikëseve që po luftojnë me flakët aktive në katër zona, nga ku dy prej tyre janë shumë të dhunshme.

Kufomat e 30 personave janë gjetur në makinat e shkatërruara nga flakët. Disa të tjerë kanë vdekur teksa tentonin të arratisteshin nga flakët duke u munduar të largohen më këmbë. Familje të tëra janë shuar në këtë mënyrë. Në dy makina të ndaluara në mes të rrugës në një pyll, janë gjetur kufomat e 9 të rriturve dhe 2 fëmijëve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet