Presidenti i Francës ka shkruar një roman erotik

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shkruar një roman erotik në lidhje me romancën e tij me Brigitte Macron. Para se ti dedikohen politkës, Macron ëndërronte të bëhej shkrimtar. Dhe pasioni i tij ka shkuar shumë larg ambicjes së thjeshtë të një të riu me një imagjinatë të zjarrtë. Gjatë viteve të tij të shkollës së mesme, kur ai ishte ende një student dhe Brigitte Macron, tashmë bashkëshortja dhe atëherë mësuesja e tij, ai ka shkruar një libër autobiografik me rreth 300 faqe. Ky ishte një roman i guximshëm. Këtë ka deklaruar një ish fqinje e presidentit, duke shtuar se fatkeqësisht nuk e ruajti kurrë atë kopje. Patjetër që ditët e sotme do të kishte bërë xhiron e botës. Historia e dashurisë mes Brigitte dhe Emmanuel Macron, ka nisur që në adoleshencë të presidentit të sotëm të Francës, kur ai ishtë një nxënës 15 vjeç e ndërsa ajo mësuesja e tij 39 vjeç. Ata u martuan në 2007 pavarsisht përpjekjeve të familjarëve për ti ndarë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet